Vendosni fjalën kyçe....

Studimi: Viagra i ndihmon burrat të jetojnë më gjatë


Viagra njihet për benefitet që sjell në dhomën e gjumit, por mesa duket ky ilaç ka edhe efekte të tjera pozitive tek burrat, pasi sipas një studimi të ri i ndihmon ata të jetojnë më gjatë.

Ky studim është kryer nga Instituti Karolinska në Suedi dhe është botuar së fundmi në Journal of the American College of Cardiology.

“Problemet e impotencës janë të zakonshme tek burrat e moshuar dhe tani studimi ynë gjithashtu tregon se frenuesit PDE5 mund të mbrojnë nga sulmi në zemër dhe të zgjasin jetën.”- tha autori kryesor i studimit Martin Holzmann, citon Fox News. Ai është profesor ndihmës i mjekësisë në Institutin Karolinska në Stokholm.

Siç vunë në dukje autorët e studimit, impotenca (e njohur edhe si mosfunksionim erektil) mund të lidhet me rrjedhjen e gjakut të dëmtuar, dhe për këtë arsye mund të jetë një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjeve të zemrës tek burrat e shëndetshëm. Mund të mjekohet në nivel lokal me injeksion alprostadil (i cili zgjeron enët e gjakut), ose me ilaçe të përdorura gjerësisht të njohur si frenues PDE5, të cilat përfshijnë pilula të tilla si Viagra dhe Cialis.

Në këtë studim të ri vijues, morën pjesë 18.500 burra me sëmundje të arterieve koronare të qëndrueshme të cilët po trajtoheshin për impotencë. 16.500 nga ata kishin marrë Viagra dhe 2.000 morën alprostadil.

Studiuesit zbuluan se burrat që morën Viagra, jo vetëm që jetuan më gjatë, por gjithashtu kishin një rrezik më të ulët për të përjetuar një sulm të ri në zemër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *