Sipas Partisë Demokratike edhe sektori i përpunimit të hekurit po vuan pasojat e krizës ekonomike. Në një takim me kandidaten e PD-së për deputete Jorida Tabaku, sipërmarrës e punonjës të këtij sektori kanë ngritur shqetësimet e saj lidhur me çmimet e rritura.
“Kam 20 vite që punoj. Çmimi i hekurit nuk ka qenë kurrë më i rritur. Në këtë gjendje nuk ka qenë asnjëherë. Kam pasur deri në 6 punetorë, një periudhë kohe kam pasur deri në 15, kurse tani 2-3 i mban dot a nuk i mban dot”– thotë i shqetesuar një sipërmarrës.
Krahas çmimeve të lëndës së parë, shqeetësimet u ngritën edhe për rritjen e çmimit të energjisë elektrike apo edhe taksat, qendrore e lokale.
“Faturat dhe kiloëati është rritur në stratosferë, nuk e përballon dot. Tarifa lokale që u rriten të gjitha, u shtua tarifa e infrastukturës! I paguajmë të gjitha tek fatura e ujit.
Çohu nga mëngjesi, në 9 të darkës edhe vetëm jeton. Vetëm kaq! Për pandeminë na dha 400 mijë lekë, ndërsa siguracione paguaj 450 mijë lekë.”– u shpreh sipërmarrësi.
Zonja Tabaku tha se Partia Demokratike nuk premton mrekullira, por garanton konkurencën e ndershme dhe reduktimin e burokracive, si dy nevoja kokrete për të lejuar biznesin e ndershëm të zhvillohet.
“Unë mendoj që Shqiperia bëhet, nga njerëz të ndershëm si ju, por që ju duhet të keni mundësinë. Nuk ju premtoj mrekullira, që njerëzit e dinë që nuk realizohen.
Ju keni nevojë për dy gjëra të vogla konkrete dhe kush janë? E para është konkurrenca e ndershme, që të hapet tregu dhe të keni mundësi të punoni. E dyta është reduktimi i i gjithë burokracive. Absolutisht asgjë tek asnjë zyrtar shteti, sot dalin si banda lëshohen.”– tha zonja Tabaku.