Vendosni fjalën kyçe....

Zgjedhjet në Izrael, Netanyahu mezi del fitues por pa koalicion nuk drejton dot


Partia Likud e kryeministrit Benjamin Netanyahu doli partia më e madhja e Knesset sipas rezultateve paraprake, por ende kjo ‘fitore’ e tij nuk mjafton për të krijuar qeverinë.

Këto janë zgjedhjet e katërta të Izraelit që mbahen në vetëm dy vjet.

Edhe nëse partia e Naftali Bennett pranon të bashkohet me koalicionin e tij, rezultatet paraprake tregojnë se Netanyahu përsëri nuk i merr 61 vendet e nevojshme për të formuar një koalicion të qëndrueshëm.

Mediet izraelite shkruajnë se nga katër parti që flirtojnë me pragun elektoral, tre parashikohet të futen në Knesset, ndërsa Lista e Bashkuar Arabe, e kryesuar nga Mansour Abbas, do të qëndrojë jashtë parlamentit.

Partitë që kundërshtojnë kryeministrin duket se do të fitojnë 60 vende në Knesset.

Netanyahu, i cili është udhëheqësi më jetëgjatë i Izraelit, është zotuar të formojë një qeveri të krahut të djathtë të udhëhequr nga partia e tij Likud.

Një parti më e vogël e krahut të djathtë, Yamina, e udhëhequr nga Naftali Bennett, parashikohet të fitojë shtatë vende, por nuk ka deklaruar në mënyrë të qartë se cilën anë do të mbështesë.

“Unë do të bëj vetëm atë që është e mirë për shtetin e Izraelit.”-tha Bennett në një deklaratë, pas rezultateve paraprake.

Ai shtoi se i kishte thënë Netanyahu-t se Yamina do të priste rezultatet përfundimtare përpara se të vendoste për hapat e saj të ardhshëm.

Komiteti Qendror i Zgjedhjeve të Izraelit nuk pret që të gjitha votat të numërohen përpara të mërkurës pasdite për shkak të kufizimeve të lidhura me koronavirusin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *