Një zjarr ka përfshirë një magazinë pasditen e sotme në hyrje të Tiranës. Sipas informacioneve paraprake nga policia, zjarri ka rënë rreth orës 16:40 në një magazinë pranë mbikalimit të Kamzës.
Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Zjarrfikësit po përpiqen të shuajnë zjarrin, por problem është rreziku nga asfiksia sepse zjarri është në bodrumin e magazinës.
Nuk dihet nëse ka njerëz të bllokuar në objekt. Nga verifikimet me stafin vetëm 1 prej punonjësve të sigurisë nuk është përgjigjur në telefon.
“Me datë 24.03.2021, rreth orës 16:40, tek “Casa Italia” ka rënë zjarrë në një magazinë.
Shërbimet e zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“-thuhet në njoftimin e policisë.