Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në landfillin e Bushatit në Shkodër, ku një grua 61-vjeçare ka humbur jetën ndërsa punonte në landfill.
Sipas policisë, 61-vjeçarja K.Banaku po kryente diferencimin e mbetjeve urbane, në momentin ku u zu poshtë nga një makineri.
Për fat të keq, punonjësja nuk ka arritur dot t’i mbijetojë këtij aksidenti.
“Më datë 25.03.2021, rreth orës 10.30, në urgjencën e Spitalit Rajonal Shkodër ka mbërritur pa shenja jete, shtetasja K. B. 61 vjeçe, banuese në fshatin Paçram, Vau Dejës.
Nga verifikimet paraprake rezulton se është punonjëse në landfilldin e Bushatit dhe është demtuar aksidentalisht në punë.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe po vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.”– thuhet në njoftimin e policisë.