Këngëtarja e njohur nga Kosova, Fjolla Morina është dënuar nga gjykata e Kukësit me 6 vite burg për trafikim armësh.
Avokatja e saj Aurora Guska, ka deklaruar se do ta ankimojnë vendimin.
“Do ta ankimojmë. Fjolla Morina ka pasur vetëm një armë, ka qenë aksidentalisht në çantën e saj dhe do ta ankimojmë në Apel.”– tha avokatja.
Përfaqësuesja ligjore e këngëtares, ka kërkuar dënimin e Morinës me gjobë.