Një muaj nga dita e zgjedhjeve dy partitë më të mëdha hapën sot fushatën zyrtarisht.
Paralelisht në vijë të drejtë dhe në dy sheshe të ndryshme PS-ja dhe PD-ja nisin zyrtarisht betejën një mujore të fushatës për të mbledhur pas vetes sa më shumë vota.
Partitë zgjodhën orën e njëjtë për të dalë në shesh por jo formën e daljes para qytetarëve.
PS-ja rreshtoi kandidatët sipas qarqeve të ulur në karrige në sheshin Skënderbej ndërsa PD-ja i ngjiti në podium të rrethuar nga qindra militantë me flamuj në Sheshin Nënë Tereza.
Kryesuesit e listave të PS-së me radhë më pas nisën fjalën për të treguar se pse duhet votuar Rilindja.
Ndërsa nga PD-ja, e para që hapi fushatën ishte Flutura Açka.