Pezullohen nga detyra 4 punonjës të forcave “Shqiponja” në Lezhë, pas një videoje që ka qarkulluar në rrjet ku ata u shfaqën duke festuar me krisma armësh ditëlindjen e shefes së tyre.
Të pezulluar nga detyra janë inspektorët me inicialet: R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M.
Nga strukturat e SHÇBA-së ka filluar procedimi penal për këta punonjes. Po ashtu ndaj tyre ka nisur hetimi disiplinor për shkelje të rëndë disiplinore.
Videoja e katër efektivëve qarkulloi ditën e djeshme, ku shihej se si vetë forcat e ligjit nuk po pyesnin për ligjin që ua ndalon këtë.
“Përshëndetje JOQ! Shikojini policët e Ramës, mbrëmë duke festuar ditëlindjen e shefes në Lezhë zbraznin armët e shërbimit në ajër.
Faleminderit!”– shkruante qytetari që i dërgoi videon JOQ-së.