Vendosni fjalën kyçe....

“Iku vëllai jonë aty brenda” – Familjarët e 33-vjeçarit të bllokuar nga zjarri në qendrën tregtare përplasen me forcat zjarrfikëse


Të shqetësuar për fatin e të afërmit të tyre, familjarët e 33-vjeçarit Arjan Sala janë përplasur me forcat zjarrfikëse, pasi pretendojnë se nuk po bëjnë sa duhet.

Ata kërkojnë që të prishet objekti dhe të shpëtohet roja i humbur brenda magazinës së qendrës tregtare pranë mbikalimit të Kamzës, por akuzojnë zjarrfikësit se nuk kanë mjete për të ndërhyrë.

 “A nuk ka një fadromë të hapin një dritare më të madhe?! Ai thotë është 180 gradë nuk futem brenda! Është komplet faji i zjarrfikëses! Iku vëllai jonë aty brenda! Pronari objektit ka dhënë urdhër, që të prishet objekti ku të duan forcat e zjarrfikëses. Nuk kanë mjete ata!”– u shprehën familjarët e revoltuar.

Tezja e të riut ka deklaruar në një prononcim për mediat se shefi i forcave të sigurisë në qendrën tregtare në hyrje të Tiranës, është përpjekur që të shpëtojë të tjerët dhe ka mbetur vetë brenda.

“Jemi të mërzitur të tepër dhe pa shpresë! Kanë ardhur zjarrfikëse me vonesë. Janë masa qesharake, ne kërkojnë nga shteti që të merren masat. Të hapen vatrat, ky ka qenë punëtorë në krye të detyrës. Është përpjekur që të shpëtojë të tjerët. Ai nuk ka vrarë njerëz. Asnjë informacion nuk më kanë dhënë. Nuk kemi asnjë lloj shprese, me bombla dy kg, ato nuk janë zjarrfikëse emergjence. I bëj thirrje shtetit të marrë masa që të gjendet djali, gjallë a vdekur.”- tha zonja.

Prej gati 21 orësh familjarët e të riut ndodhen pranë vendit të ngjarjes tek mbikalimi i Kamzës, duke pritur informacione për 33-vjeçarin. Ndërkohë ka patur zëra se brenda qendrës tregtare ka dhe persona të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *