PS-ja ka paditur në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit të Ankimimit e Sanksioneve lidhur me pranimin e listës së kandidatëve të aleancës së PD-së.
Një ditë më parë KAS vendosi pranimin e listës me 222 emra nga 153 që duheshin sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Lista u kundërshtua nga kreu i KQZ-së, Celibashi si dhe nga PS-ja me argumentin se cenohej barazia në garë.
KAS vendosi ditën e djeshme pranimin e listës së Aleancës për Ndryshim me 222 emra, ndërsa sot PS-ja e ka ankimuar këtë vendim.
Sipas përfaqëuesit të PD-së, Kaso, Kodi Zgjedhor nuk e përcakton numrin e kandidatëve të lejuar, duke e lënë të hapur këtë gjë.