Vendosni fjalën kyçe....

Komandanti i repartit të zjarrfikëseve: Po përpiqemi të mos dëmtohet rikonstruksioni, 33-vjeçarin s’e kemi gjetur


Pas 19 orësh zjarri në qendrën tregtare në hyrje të Tiranës është vënë nën kontroll nga Forcat Zjarrfikëse.

Në një prononcim për mediet, Komandanti i repartit të zjarrfikëseve Saki Sheshi, ka dhënë detaje mbi ngjarjen.

Sheshi tha se aktualisht nuk ka flakë, por zjarri vijon në brendësi mes pirgjeve me rroba. Ai shpjegoi se si zjarrfikësit po hyjnë nga 4 drejtime me nga dy punonjës, por pavarësisht përpjekjeve deri më tani nuk kanë gjetur gjurmë të shefit të sigurisë, Arjan Sala, 33-vjeç.

“Kemi hyrë disa herë dhe kemi kontrolluar. Deri tani nuk kemi gjetur shenja të atij personi.. Ne e bëjmë me ndërresa. Futen tetë zjarrfikësa njëherësh, dy e nga dy nga katër pozicione. Dalin ata. Janë bombolat e mbushura, të karikuara që ne i mbajmë gati.”- tha zoti Sheshi.

Ai shprehu shqetësime dhe mbi objektin që rrezikonte nëse zjarri nuk shuhej tërësisht.

 “Situata është shumë e vështirë aty poshtë pasi kanë rënë raftet metalikë dhe vështirësohet lëvizja.
Shqetësimi më i madh është ruajtja e konstruktit mbajtës të objektit pasi temperatura e lartë rrezikon të plasaritë muret. Me hidrantët e qendrës tregtare kemi shpërndarë uji në katin mbitokësor që të mos lejojmë nxehtësinë që të ngjitet lart. Deri tani vatra është nën kontroll dhe nuk ka përparim drejt katit 1 apo katit minus 2.”– pohoi ai.

Komandanti i repartit zjarrfikës tha se hidrantët janë në funksion por nuk janë vënë dot në punë nga personeli i magazines.

Po ashtu ai tregon se nuk ka sistem qendror nga lart të fikjes së zjarrit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *