Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Kryeprokurori Ajazi banditi më i madh i Elbasanit, kërcënon kriminelët për të mbledhur vota për të vëllain


Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ka akuzuar kryeprokurorin e Elbasanit Kreshnik Ajazi se është banditi më i madh në këtë qytet.

Më tej Kryemadhi në intervistën e saj për MCN TV ka hedhur një sërë akuzash për Ajazin vëllai i të cilit garon për deputet në zgjedhjet e 25 prillit për PS-në.

Sipas kryetares së LSI-së kryeprokurori i Elbasanit ushtron presion mbi banditët për të mbledhur vota për të vëllain.

Unë kam bërë fushatë edhe në 2017-n dhe po bëj fushatë edhe tani në 2021-n dhe mund të them që banditi më i madh në qytetin e Elbasanit është kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili është ai që kërcënon banditët dhe i përdor që të mbledhë vota për vëllain e vet, të cilin e ka kandidat për deputet, të tretin në listën e Elbasanit.

Është ai që ka shtypur një grua në gjendje të dehur në Vlorë dhe ka fshehur dokumentet. Është ai që i është dënuar dhe i kërkohet dënim për të atin, për falsifikim dokumentesh dhe intimidon kolegët e tij prokurorë në Fier. Ky është krye banditi, sepse po të kesh Prokurori dhe Polici, nuk ke banda në qytet ti.

Ku ke parë një njeri që nuk ka bukë të hajë në shtëpi, s’ka ilaçe për prindërit që të mos bëhet bandit, kur shikon se si një kryeprokuror të përdor ty si një vegël për të kërcënuar një kundërshtar të vetin politik.

Pra, ne e dimë shumë mirë që po të ketë Prokurori dhe Polici, nuk ka banda. Ky zotëri ka edhe konflikt interesi, sepse duke qenë kryeprokuror i Elbasanit ushtron presion mbi institucionet, mbi bizneset për të marrë vota për vëllain e tij.

Ti kryebanditin e ke aty, zinxhirin e ke të mbyllur. Unë nuk merrem me spaçatorë, unë merrem me kokën. Spaçatorët ikin e vijnë, shkojnë i ofrohen paguesit të radhës. Preja kokën dhe mbaron puna”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *