Vendosni fjalën kyçe....

“Mund të duhen javë për të liruar Kanalin e Suezit” – Shefi i kompanisë që po merret me pastrimin


Firma që punon për të zhvendosur anijen kontejner që po bllokon trafikun në Kanalin e Suezit ka paralajmëruar se ‘mund të duhen javë të tëra’ për të liruar cisternën, duke e krahasuar atë me përpjekjen për të hequr ‘një balenë të stërmadhe në plazh’.

Anija, ‘Ever Given’, e operuar nga firma me bazë në Tajvan, Evergreen, u vendos në mënyrë diagonale në kanal të martën në mëngjes pasi humbi kontrollin dhe u përplas mes erërave të forta, duke ndaluar trafikun përmes një prej kanaleve më të ngarkuara të transportit në botë.

CEO i Boskalis, një firmë pastrimi që po punon për të liruar trafikun e hequr anijen, paralajmëroi të enjten se ‘nuk mund të përjashtojë se mund të duhen javë për të përfunduar punën’, pasi atyre mund t’u duhet të zvogëlojnë peshën e anijes, duke hequr kontejnerë, vaj dhe ujë, si dhe përdorimin e anijeve tërheqëse dhe pastrimin e rërës dhe baltës përreth anijes që ka ngecur.

Anija 220,000 ton u zhvendos pjesërisht të mërkurën, ndërsa anijet tërheqëse punuan për të rihapur kanalin, përmes të cilit kalojnë deri në 50 anije në ditë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *