Vendosni fjalën kyçe....

Naftëtarët e Ballshit kërkojnë 13 pagat e prapambetura, akuzojnë avokatin se i mashtroi për gjyqin


Naftëtarët e Ballshit kërkojnë 13 pagat e prapambetura.

Më shumë se 340 naftëtarë i janë drejtuar krimit ekonomik ndërsa pretendojnë se avokati që kishin pajtuar për çështjen i ka mashtruar.

Ata kanë deklaruar sot se i janë drejtuar Krimit Ekonomik për çështjen  e tyre.

Ata janë shprehur se kanë paguar nga 5 mijë lekë për nisjen e procesit gjyqësor, i cili nuk ka nisur ende duke ia lënë fajin avokatin.

“Përshëndetje kolegë naftëtarē, duke parë që kaluan rreth 3 vite që nuk zhvillohet gjyqi për pagat e prapambetura, kam kontaktuar avokatin, i cili ka çēshtjen tonë. Vazhdojnë të njëjtat justifikime edhe pse u kemi dhënë nga 5000 lekë të reja për person. Akoma çështja nuk është regjistruar në gjykatë. Ditën e sotme i jam drejtuar Drejtorisë së krimit ekonomik, për mashtrim. Të gjithë kolegët që kanë mandat pagesën në bankë, ta sjellin, pasi në bazë të faturave, do të bëhet dhe ankesa në drejtorinë përkatëse. Shpesojmë që të gjithë personat që janë autorizuar për të zhvilluar gjyqin të reagojnë, ose të dorëzojnë dosjen tonë, dhe të kontaktojmë avokat tjetër. Çështja është e jona, dhe nuk mund të zvarritet pa fund.” – tha Sokol Duataj, kreu i Sindikatës së Naftëtarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *