Vendosni fjalën kyçe....

Një vajzë e re hipën në tarracën e hotelit në Prishtinë dhe kërcënon të hidhet (VIDEO)


Një vajzë e re ka hipur në katin e fundit të një hoteli në Prishtinë dhe ka kërcënuar se do të hidhet. Madje pamjet nga vendngjarja janë publikuar edhe në rrjetet sociale, ku vajza shihet në tarracën e një ndërtese duke parë poshtë.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar këtë incident, duke thënë se uniformat blu kanë mundur ta ndalojnë të renë të kryejë veprimin drastik.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti thotë se vajzës janë duke iu bërë të gjitha kontrollet mjekësore.

“Rreth orës 09:40 është raportuar se në rrugën ‘Ukshin Hoti’ në Prishtinë, një person dyshohet se po tenton të hidhet nga lartësia e një objekti. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes me të gjitha njësitë përkatëse përfshirë këtu edhe specialistin e negocimit.

Veprimet e shpejta dhe mirë koordinuara policore kanë rezultuar me kontrollimin e situatës si dhe parandalimin e pasojave të ngjarjes, ndërkohë që personit në fjalë ekipet e mjekëve emergjent po i bëjnë kontrollet e duhura mjekësore.”– ka thënë Ahmeti, citojnë mediet në Kosovë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *