Parlamenti Europian ka votuar sërish për liberalizimin e vizave për Kosovën. Gjatë votimit të sotëm shumica e eurodeputetëve votuan pro liberalizimit.
Të njëjtin qëndrim mbështeti edhe Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, i cili tha se Komisioni Europian është i mendimit se vizat duhet të liberalizohen por vendimi u mbetet në dorë vendeve anëtare.
Ai dhe raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Von Cramon, i bënë thirrje Prishtinës që të vijojë me reformat e përpjekjet si në marrëdhëniet e brendshme ashtu edhe ato të jashtme.