Vendosni fjalën kyçe....

Përdhunoi një vajzë të mitur, arrestohet 30-vjeçari i dyshuar në Tiranë


Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 30-vjeçar, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një vajzë të mitur.

Rasti është kallëzuar në Komisariatin numër 1 të Policisë në kryeqytet.

 “Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit T. D., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhenie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur.”- tha policia.

Sipas “Balkanweb” vajza 15-vjeçare ishte larguar nga banesa pas një debati në familje.

Gjatë këtyre orëve kishte njohur 30-vjeçarin i cili ishte ofruar për ta ndihmuar dhe më pas kreu marrëdhënie me të pa dëshirën e saj.

Pas kësaj ngjarjeje, vajza është kthyer në shtëpi dhe ka treguar ssi ka ndodhur. Më pas ka bërë kallëzimin në polici.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *