Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Do vaksinojmë 11 mijë bluzat e bardha të Kosovës, procesi përfundon brenda dy ditësh


Kryeministri Rama tha sot se Shqipëria është e gatshme që të bëjë vaksinimin e bluzave të bardha të Kosovës.

Në konferencës për shtyp nga aeroporti i Rinasit, kreu i qeverisë tha se bëhet fjalë për vaksinimin e 11 mijë bluzave të bardha të Prishtinës zyrtare dhe se procesi do zgjasë maksimumi dy ditë.

“Jem gati që nesër, të marrim përsipër vaksinimin e të gjitha bluzave të bardha të Kosovës. Janë 11 mijë bluza të bardha. Brenda 20 ditësh, ne jemi gati të kryejmë vaksinimin e të gjithëve. Nëse ata duan ta përshpejtojnë dhe të vijnë me tre turne në Kukës apo të vijnë në numra më të mëdhenj, mund ta përmbyllim më shpejt vaksinimin.” – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *