Mijëra simpatizantë të PD-së janë tubuar në ‘Sheshin Nënë Tereza’ ku pas pak çastesh pritet të nisë ceremonia zyrtare e çeljes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në pritje të kryedemokratit Basha si dhe zyrtarëve të lartë të PD-së e aleatëve.
Në orën 18:00, në ‘Sheshin Skënderbej’ pritet të çelë fushatën PS-ja.