Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Rinasi: Po bisedojmë për të sjellë në Shqipëri fabrikën kineze të prodhimit të vaksinave


Kryeministri Rama ka thënë se është në bisedime për të sjellë në vend një fabrikë kineze të prodhimit të vaksinave anti-Covid dhe produkteve të tjera mjekësore.

Kreu i qeverisë e bëri deklaratën nga Rinasi, pas uljes së avionit nga Turqia që solli një sasi prej 192 mijë dozash të vaksinës kineze Sinovac.

“Kemi nisur bisedimet për të sjellë në Shqipëri fabrikën e prodhimit të vaksinave. Fabrikë e teknologjisë së lartë që i përket një prej kompanive më të mëdha farmaceutike në botë. Kompani që bën shërndarjen e vaksinës Sinovac dhe është prodhuese e produkteve të tjera farmaceutike kemi nisur bisedimet për të sjellë këtu një investim shumë të rëndësishëm, jo vetëm për këtë moment po edhe për të ardhmen. Fabrika do hapë një tjetër faqe të rëndësishme në zhvillimin e sektorit të shëndetëisë në vendin tonë dhe do jetë pikë referimi për prodhime të cilësisë më të lartë.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *