Vendosni fjalën kyçe....

Rama niset për Stamboll për vaksinat: Po s’ia dolëm ne, askush s’ka si ia del


Kryeministri Edi Rama është nisur këtë të enjte për në Turqi. Përmes një postimi në “Twitter” herët këtë mëngjes, ai shprehet se ky udhëtim i tij ka si qëllim sigurimin e më shumë vaksinave kundër Covid-19 për Shqipërinë.

Rama shkruan se po qe se nuk ia del dot ai, askush tjetër nuk ia del dot.

“Në Stamboll për shumë vaksina. O ia dalim o ia dalim, s’ka tjetër dhe po s’ia dolëm ne askush tjetër nuk ka si ia del dot!”– shkruan kryeministri.

Sot pritet finalizimi i një marrëveshjeje mes Ramës me një kompani turke për vaksinat anti-covid të Kinës. Parlamenti miratoi dy ditë më parë, aktin normativ për sigurimin e vaksinave kineze.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *