Kryeministri Edi Rama në intervistën për emisionin “Opinion” komentoi “presionin” e vazhdueshëm që ambasadorja e Yuri Kim ka bërë këto ditë lidhur me kandidimin për zgjedhjet e 25 prillit për shkak edhe të moslejimit të hyrjes së Tom Doshit në SHBA për shkak se Departamenti i Shtetit Amerikan e ka cilësuar për korrupsion domethënës.
Kryeministri Rama deklaroi se bie dakord me përcaktimin që ambasadorja Yuri Kim ka bërë për Tom Doshin.
Ai shtoi më tej se nuk është aleat me Doshin dhe as nuk do të jetë me të, por tha se përpara Berishës, Metës dhe Kryemadhit, Doshi është engjëll.
“Përgjigjen e ka dhënë Endri Fuga dje te “Zëri i Amerikës”. Kam të njëjtën përgjigje edhe unë. Së pari, vetë ambasadorja më parë e ka komunikuar për publikun atë që unë i kam thënë. Së dyti, nuk kemi asnjë dallim këtu me ambasadoren. Së treti, unë dhe ne kemi ndërkohë një target më të gjerë, sesa thjesht individi për të cilin flasim, sepse ne duhet të merrmi me Saliun, që përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, me Ilirin, përpara të cilit Tom Doshi është engjëll, me Monikën, përpara të cilës Tom Doshi është engjëll. Për sa i përket Tom Doshit, unë nuk kam asnjë dallim nga ambasadorja dhe qëndrimi i SHBA. Është shumë e thjeshtë.
Nëse Tom Doshi është përcaktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, unë nuk kam asnjë arsye ta vë në dyshim përcaktimin e tyre. Për këtë arsye, ne as jemi aleatë, as do jemi aleatë. Që të jemi të qartë. Por, nëse për Tom Doshin korrupsioni domethënës ka sjellë qëndrimin e SHBA, unë e kuptoj shumë mirë pse SHBA nuk mund të mbajnë të njëjtin qëndrim për Saliun, Ilirin, Monikën. Unë jo e përjashtoj veten, por as në këtë botë dhe as në tjetrën, nuk kam asnjë lidhje me ata dhe nuk kam asnjë lidhje me asnjë lloj korrupsioni. Kështu që prandaj unë e mirëkuptoj plotësisht që ambasadorja nuk mundet do t’i rreshtojë dhe ata tjerët, sepse njëri është President, tjetra është gruaja e tij. Unë di që ky është qëndrimi im. Ambasadorja, ambasada e SHBA dhe unë nuk kanë asnjë dallim në asnjë gjë, as te kjo”-tha Rama.