Vendosni fjalën kyçe....

Shefi i Twitter-t shet postimin e parë në vitin 2006 për 2.9 milionë dollarë


Postimi i parë në Twitter i shkruar ndonjëherë nga bashkëthemeluesi dhe CEO i kompanisë Jack Dorsey u shit për më shumë se 2.9 milionë dollarë në një ankand të hënën.

Postimi 15-vjeçar, ku shkruhet ‘po rregulloj twitterin tim’, u ble nga një platformë e quajtur Valuables, në pronësi të kompanisë amerikane Cent, pasi u vendos në shitje në fillim të këtij muaji.

Postimi i Dorsey, i ngarkuar në Twitter në 21 Mars 2006, u shit si NFT – një kriptovalutë e re në internet, e cila lejon njerëzit të mbledhin pasuri dixhitale dhe të verifikojnë pronësinë e tyre.

Ashtu si kriptovalutat, NFT përdorin pak a shumë të njëjtën teknologji, por në vend që të përfaqësojnë para, ata veprojnë si një libër dixhital për të treguar se një person zotëron ato që ka blerë.

Biznesmeni me bazë në Malajzi, Sina Estavi, bleu cicërimën e Dorsey me kriptovalutën ethereum për 1630.5825601 ETH – ose 2,915,835.47 dollarë amerikanë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *