Vendosni fjalën kyçe....

Shpallet fituesi i parkut fotovoltaik të Spitallës, Balluku: Hap tjetër drejt diversifikimit të burimeve të energjisë


Është finalizuar ankandi për ndërtimin e parkut fotovoltaik të Spitallës, që do ketë një kapacitet prej 100 Megavatësh e do zërë një sipërfaqe prej 120 hektarësh.

Fituese për këtë park është kompania franceze Voltalia. Njoftimin e bëri ministrja e Energjisë, Balluku, në një konferencë për shtyp.

Ajo e quajti këtë park një mundësi për diversifikimin e burimeve të energjisë pas parkut fotovoltaik të Karavastasë.

“Një tjetër hap drejt diversifikimit të burimeve të energjisë, pas parkut fotovoltaik të Karavastasë. Gara ndërkombëtare për parkun e dytë fotovoltaik më të madh në vend është hapur më 19 nëntor 2020. Parku i Spitallës do të ndërtohet në periferi të Durrësit me një sipërfaqe 120.8 hektar. Interes për të marrë pjesë në garë patën shfaqur 20 kompani të huaja dhe konsorciume, por në përfundim të ankandit ndërkombëtare janë administruar 5 oferta mes tyre edhe kompania Volttalia, që po ndërton parkun me energji diellore të Karavastasë. Morën pjesë 2 kompani shqiptare në konsorcium me një kompani Indiane, kemi një kompani kineze, Volitalia, dhe 2 kompani gjermane. Ky park me energji diellore do të prodhojë 100 megavat ku 70 megavat do të blihet nga shteti dhe 30 megavat mund të shiten në treg të lirë nga privati, dhe do të jetë i dyti në vend pas atij të Karavastasë që ka një fuqi prodhimi prej 140 megavatesh.” – tha ndër të tjera Balluku.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *