Ministria e Jashtme kineze u ka bërë thirrje kombeve të aleancës ‘Five Eyes’ (Kanada, Australi, Zelandë e Re, Britani e Madhe e SHBA) të mos ndërhyjnë më në punët e saj të brendshme.
Duke folur në një konferencë për shtyp të mërkurën, zëdhënësja Ministrisë së Jashtme, Hua Chunying, u kërkoi kombeve të aleancës Five Eyes të bëjnë kujdes pasi ‘një Kinë e inatosur’ nuk është e lehtë për t’u trajtuar.
Hua tha se kombet e në fjalë nevojë të futeshin në shekullin 21 dhe të kuptonin se Kina e sotme është shumë e ndryshme nga Dinastia Qing. Ajo pretendoi se grupimi me pesë kombe të kujton aleancën e Tetë Kombeve që pushtoi dhe plaçkiti Kinën veriore në vitet 1900.
“Kina tani nuk është Kina e 120 viteve më parë. Populli kinez nuk është i irrituar, por nëse është i irrituar, do të jetë e vështirë të trajtohet. Mos i fusni më hundët në punët tona të brendshme” – tha ajo.
“Vetëm shikoni në hartën e botës dhe do ta dini se Kina ka miq në të gjithë botën.” – shtoi ajo.