Vendosni fjalën kyçe....

Vokshi me banorët në Laprakë: Me 25 Prill të gjithë në votime për ndryshimin


Kandidatja për deputete e PD-së Albana Vokshi, është takuar sot me qytetarët në zonën e Laprakës në Tiranë.

Banorët në Laprakë i treguan zonjës Vokshi se prej 8 vjetësh nuk është bërë asnjë investim, as në rrugë, as në kanalizime, as në shtyllat e energjisë elektrike.

 “I paguaj taksat një më një, të gjitha, por këta na kanë harruar. Na mashtrojnë sa herë ka zgjedhje dhe nuk bëjnë asgjë. Vetëm një shërbim na bën qeveria ehe bashkia, na marrin taksat”- tha një i moshuar.

Duke treguar rrugët pa asfalt, me gropa, të mbushura me ujë dhe mbeturina, Vokshi vuri në dukje korrupsionin që sipas saj po bëhet nga ana e qeverisë dhe e bashkisë së Tiranës.

 “I vjedhin taksat, se përndryshe do t’i kishin investuar për njerëzit. Populli do të dijë t’ua kthejë kusurin më 25 prill”– tha Vokshi.

Një nga banorët vlerësoi deklaratën e Bashës, që nëse ai nuk i mban premtimet, mos ta votojnë më për një mandat të dytë: “Lulzim Basha jua ka thënë qartë, në rast se unë nuk mbaj premtimin mandatin e parë, mos ma jepni të dytin. Jepini votën ta provojmë. Asnjë politikan nuk e ka bërë një deklaratë të tillë”.

Zonja Vokshi përsëriti thirrjen për të votuar për Lulzim Bashën: “Më datë 25 prill të gjithë të dalim dhe mos të rrinë në shtëpi. Nuk ka më nevojë njeri për një qeverisje që pasurohet vetëm për veten e vet. Sepse e kanë shumëfishuar pasurinë, ja ku e lënë popullin. Më datë 25 prill të votojnë PD-në me kryeministër Lulzim Bashën për një qeverisje që të jetë për ju, për fëmijët tuaj, për banorët, të jetë për një Tiranë jo kështu si geto, por për një Tiranë që të jetë kryeqytet si çdo kryeqytet i BE-së.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *