IKMT-ja ka prishur një objekt shtatë katësh te Unaza e Madhe në Tiranë.
Në pamjet video duket çasti i rrëzimit të objektit dhe tymi i madh që lë pas shembja.
Sipas IKMT-së, në prishjen e objektit në fjalë janë përdorur 10 kilogramë lëndë shpërthyese e janë hapur 350 vrima në trupin e tij.
Objekti në fjalë ndodhet në gjurmën e projektit të Unazës së Madhe.