Vendosni fjalën kyçe....

Ambasadori rus në Tiranë: Përpjekjet për të përjashtuar Rusinë nga proceset në Ballkan, do dështojnë


Rusia nuk ka qenë nismëtare e luftës së vaksinave, që nisi pas zbulimit të vaksinës ruse antiu-Covid, Sputnik V ka thënë ambasadori rus në Tiranë, Mikhail Afanasiev.

Në një intervistë për MCN TV, diplomati theksoi se tashmë ata që e kundërshtuan dhe luftuan vaksinën ruse janë ndërgjegjësuar mbi vlerën e saj pas provave për efikasitetin e saj.

“Ne nuk ishim nismëtarë të luftës së vaksinave që për fat të keq nisi menjëherë pasio Rusia zbuloi vaksinën Sputnik. Ne nuk duam të marrim pjesë në këtë luftë. Rëndësi ka që refuzimi i preparateve ruse në luftën kundër covidit që u tregua në fazën fillestare të vaksinimit graduialisht po zëvendësohet me ndërgjegjësimin për nevojën jo vetëm të bashkëveprimit por edhe të prodhimit të përbashkët të vaskinave ruse të cilat padyshim kanë treguar efikasitetin e tyre.” – tha Afanasiev në emisionin ‘EuropeIN’.

Ai shtoi se Moska ështëe interesuar për zgjerimin e projekteve në Ballkanin Perëndimor duke vënë në dukje se çdo projekt që synon të përjashtojë Rusinë nga proceset në Gadishullin Ballkanik janë të destinuara të dështojnë.

“Moska është e interesuar për zgjerimin e projekteve të investimit në Ballkanin Perëndimor. Përpjekjet për të përjashtuar Rusinë nga proceset që ndodhin në afërsi të Gadishullit Ballkanik janë të destinuara të mos kenë sukses, ndërkohë që Moska është e interesuar për zgjerimin e investimeve në Ballkanin Perëndimor.” – theksoi diplomati i lartë rus në Tiranë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *