Ambasadori i BE-së në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar sot një takim me kreun e ILD-së, Artur Metani.
Soreca ka treguar detaje nga ky takim përmes një postimi në “Twitter”, ku shprehet se BE-ja do ta vijojë asistencën teknike me ILD-në.
“I lumtur që u takuam përsëri me Inspektorin e Lartë të Drejtësisë Artur Metanin në ambientet e tij të reja. E përgëzova për vitin e parë të punës, përfshirë edhe komunikimin e mirë me publikun. Bashkimi Europian do të vazhdojë të sigurojë asistencë teknike për ILD-në për të rritur më tej efikasitetin e saj.”- shkruan Soreca pas këtij takimi.