Vendosni fjalën kyçe....

Arratisja e princit Harry dhe Meghan-it nga Pallati Mbretëror, së shpejti kthehet në film


Drama mbi largimin e princit Harry dhe gruas së tij Meghan Markle nga Pallati Mbretëror tanimë do të kthehet në një film.

“Harry & Meghan: Arratisja nga Pallati” do të tregojë një histori të trilluar mbi atë se çfarë ka ndodhur brenda Pallatit Mbretëror, që i shtyu dukën dhe dukeshën e Sussex-it të largoheshin nga detyrat mbretërore, madje edhe nga vendi.

Siç shkruan “Daily Mail” ashtu si në serialin “The Crown” të “Netflix”-it, por me një buxhet shumë më të kufizuar në film do të ketë aktorë që do të luajnë anëtarët e familjes mbretërore, nga princi William, dukesha Kate Middleton, princi Charles dhe gruaja e tij Camilla.

Ky film padyshim do të tërheqë vëmendjen e publikut, mbi të gjitha pas intervistës së bujshme të Harry-t dhe Meghan-it për Oprah Wienfry, ku ata deklaruan se brenda familjes kishte patur shqetësime se si do të ishte ngjyra e lëkurës e djalit të tyre Archie kur ende nuk kishte lindur.

Ky do të jetë filmi i tretë që bëhet për Princin Harry dhe Meghan-in. Dy filmat e parë janë “Harry & Meghan: Një Romancë Mbretërore” i vitit 2018, që përqendrohet në ditët e para të marrëdhënies së tyre, si dhe “Harry & Meghan: pjesë e familjes mbretërore” i vitit 2019, i cili përqendrohet në martesën e tyre mbretërore.

Sipas Deadline, filmi i ri do të japë detaje mbi izolimin dhe trishtimin në rritje të Meghan-it, zhgënjimin e tyre ndaj familjes që nuk po i mbronte kundër sulmeve të shtypit si dhe frikën e Harry-t se historia e nënës së tij do të përsëritej me gruan e tij.

Raportohet se do të ketë momente edhe nga sherret mes tyre dhe princit William dhe gruas së tij Kate.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *