Vendosni fjalën kyçe....

Braçe kapet me makinat e mbështetësve të Bashës: Luks që s’e kanë qytetarët, pasuri që qelbet erë


Zv.kryeministri Erion Braçe, ka komentuar takimin e djeshëm të hapjes së fushatës së PD-së ku për hir të së vërtetës kishte mjaft njerëz, pavarësisht pandemisë.

Por Braçe ndalet jo tek numri i pjesëmarrësve, as te rregullat e pandemisë por me makinat me të cilat mbështetësit e PD-së kanë shkuar për tubimin e mbajtur në sheshin ‘Nënë Tereza’.

Braçe e quan luks që qytetarët e thjeshtë nuk e kanë, ndotje të mjedisit e madje edhe krim.

“10 MILION EURO MAKINA!

Lluks dhe se kanë qytetarët;

Ndotje dhe se bëjnë qytetarët;

Llum dhe nuk janë qytetarët;

Krim mbi shëndetin dhe vret qytetarët!

ËSHTË E DJATHTA BANALE POR SUPER E PASUR E SALI BERISHËS, ILIR METËS, LULZIM BASHËS E MONIKA KRYEMADHIT!

Pasuri që qelbet erë prej korrupsionit, vjedhjes, grabitjes!”– shkruan Braçe.

Por shumë komentues iu kthyen Braçes duke i kujtuar se as ata që kanë 8 vite në pushtet, nuk janë keq me luksin.

Pasditen e djeshme, paralelisht në vijë të drejtë dhe në dy sheshe të ndryshme PS-ja dhe PD-ja nisën zyrtarisht betejën një mujore të fushatës për të mbledhur pas vetes sa më shumë vota.

Partitë zgjodhën orën e njëjtë për të dalë në shesh, por jo formën e njëjtë të daljes para qytetarëve.

PS-ja i rreshtoi kandidatët sipas qarqeve të ulur në karrige në Sheshin Skënderbej ndërsa PD-ja i ngjiti në podium të rrethuar nga qindra mbështetës me flamuj në Sheshin Nënë Tereza.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *