Asnjë gjurmë nuk është zbuluar ende nga Arjan Sala, shefi i sigurisë në magazinën e nëndheshme te Casa Italia që u dogj për dy ditë me radhë.
Pas shuarjes së flakëve, forcat zjarrfikëse të ndihmuara edhe nga qentë specialë për kërkim nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë nga 33-vjeçari që dyshohet të ketë humbur jetën brenda magazinës teksa ndihmonte punonjësit e tjerë të dilnin.
Dyshohet se shkak për zjarrin është bërë një shkëndijë elektrike megjithatë do jetë përfundimi i hetimeve që do përcaktojë shkakun.