Vendosni fjalën kyçe....

Gjermania i kërkon Brukselit të blejë Sputnik V të Rusisë teksa BE-ja vuan nga mungesa e vaksinës – Raporti


Gjermania i ka kërkuar Komisionit Evropian të fillojë negociatat me Moskën mbi vaksinën Sputnik V të Rusisë, pavarësisht se ende nuk ka marrë miratim ose regjistrim nga organi rregullator i BE-së, Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).Kjo sipas një burimi të pretenduar të qeverisë gjermane të cituar nga media Politico Europe.

Burimi i tha faqes së lajmeve, e cila është pjesërisht në pronësi të grupit Axel Springer të Gjermanisë, se Berlini dëshiron që Brukseli të fillojë diskutimet menjëherë me Moskën, në mënyrë që blloku të jetë i gatshëm të importojë dozat e vaksionës sapo EMA ta miratojë.

“Ne besojmë se ky proces mund të fillojë tani, ndërsa autorizimi rregullator është ende në vazhdim.” – tha zyrtari, sipas medias. Deri më tani, nuk ka pasur asnjë diskutim midis Brukselit dhe Moskës për këtë çështje.

EMA filloi një rishikim të vaksinës Sputnik V në fillim të marsit. Ajo do testojë formulën për t’u siguruar që ajo të jetë në përputhje me rregulloret e BE si dhe do kryejë inspektime në mjediset ku prodhohet vaksina.

Pavarësisht se ende nuk është miratuar në të gjithë bllokun, dy vende të BE-së, Hungaria dhe Sllovakia, tashmë kanë importuar në mënyrë të njëanshme dhe kanë filluar të përdorin vaksinën.

Deri më tani në BE janë certifikuar vaksinat e BioNTech / Pfizer, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *