Qeveria shqiptare i ka dhënë 10 milionë lekë të reja familjes së majorit Xhevair Lefter Jazaj, i cili humbi jetën gjatë misionit ushtarak në Afganistan.
50-vjeçari u gjet i vdekur në bazën ushtarake ku kryente shërbimin ndërsa Ministria e Mbrojtjes ka qenë e rezervuar lidhur me dhënien e informatave mbi ngjarjen e ndodhur në janar 2021.
Deri tani asnjë shkak i vdekjes së ushtarakut nuk është bërë ende publik nga autoritetet shtetërore.