Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka emëruar sot në krye të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, Elizabeta Imerajn.
Sipas “Balkanweb”, KLP vendosi unanimisht për emrin e Imerajt, e cila do të mbajë këtë detyrë për një mandat tre vjeçar.
Rregullorja e miratuar nga KLP për procedurën e ngritjes në detyrë, parashikon se brenda 7 ditëve nga vendimi për renditjen e kandidatëve për pozicionin e drejtuesit e prokurorisë, (e cila është zhvilluar në seancën plenare të datës 18.03.2021), Këshilli emëron drejtuesin.
Imeraj ishte e komanduar në krye të Prokurorisë së Tiranës por kishte kompetenca të kufizuara.
Ndërkohë, KLP ka caktuar gjithashtu unanimisht Kreshnik Ajazin, në pozicionin e Drejtuesit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Gjithashtu për një mandat 3-vjeçar.