Kryeredaktori i pezulluar i tabloidit gjerman Bild, Julian Reichelt, i cili u tërhoq mënjanë pas akuzave për ngacmim seksual, do të kthehet në postin e tij pasi pranoi se kishte patur marrëdhënie seksuale me punonjëset femra të stafit, tha botuesi i gazetës të enjten.
Reichelt u la me leje në fillim të këtij muaji për të lejuar vijimin e një hetimi ndaj sjelljes së tij të dyshuar, pasi revista ‘Der Spiegel’ zbuloi se deri në gjashtë punonjëse femra të Bild kishin bërë ankesa anonime kundër tij.
Një hetim katër-javor ndaj Reichelt, i cili kishte përfshirë ekspertë të jashtëm, u përqëndrua jo vetëm në pretendimet e pahijshme seksuale të gazetarit, por gjithashtu hetoi raportet e përdorimit të tij të dyshuar të drogës në zyrë dhe ‘abuzimin e pushtetit në lidhje me marrëdhëniet konsensuale’, tha botuesi Axel Springer, duke vënë në dukje se hetuesit zbuluan se nuk kishte ndodhur asnjë krim seksual.