Vendosni fjalën kyçe....

“Në mes të Tiranës, njerëzit ushqehen me lista borxhesh”- Albana Vokshi në një biznes të vogël: Ju e keni në dorë ndryshimin


Kandidatja e PD-së për deputete në Tiranë, zonja Albana Vokshi, ka vizituar sot një takim me përfaqësues të biznesit të vogël në kryeqytet.

Eva Hodja në njësinë 9 në Tiranë, i tregoi kordinatores politike të kësaj zone se nga qeveria dhe bashkia nuk pati asnjë mbështetje gjatë pandemisë, veç rëndimit me gjoba e taksa. Duke qene se kishte kaluar edhe covidin, zonja tregoi edhe mungesën e ndihmës gjatë kurimit.

“Kam 30 vjet që punoj paguaj të gjitha siguracionet dhe nuk mora asnjë mbështetje nga shteti, asnjë rimbursim ilaçesh. Kursimet e jetës që kisha i zerova se u trajtova në privat.”– tha Eva, e cila vuri në dukje rënien drastike të konsumit nga njerëzit. Ajo i tregoi zonjës Vokshit fletoret me listat e borxheve të klientëve.

“Njerëzit janë të papunë, nuk konsumojnë. Ka rënë fare ekonomia dhe ato që kishin mënjanë i shpenzuan me Covidin. Nga ana tjetër detyrimet shtohen, faturat e ujit e dritave rriten në mënyrë të papërballueshme dhe mezi paguajmë dhe qiranë.”– tha e zonja dyqanit. Ajo mirëpriti ftesën e Albana Vokshit për t’iu bashkuar ndryshimit më 25 prill.

 “Kudo që shkoj në bizneset e vogla shoh vetëm krizë dhe listat e fletoreve që shtohen. Njerëzit më thonë shitësit marrin nga një kokërr perime dhe frut se nuk ia dalin dot. Me programin e PD-së biznesi i vogël do të paguajë vetëm 1 taksë dhe ajo do të jetë e ulët, sa një e treta e asaj që paguani. Të ardhurat që do të fitoni do t’i menaxhoni ju, nuk ka pse t’i grabisë Tirja e qeverisë dhe Tirja e bashkisë. Ju keni në dorë ndryshimin, të ardhmen e fëmijëve.”– tha zonja Vokshi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *