Vendosni fjalën kyçe....

Nuk zbatuan masat anti-Covid, Policia vendos numër rekord gjobash për qytetarët


Policia e Shtetit ka vendosur një numër rekord gjobash në 48 orët e fundit ndaj qytetarëve, për mosrespektim të masave anti-Covid të vendosura nga qeveria.

Përmes një njoftimi për mediet, uniformat blu bëjnë me dije se kanë gjobitur mbi 1 mijë e 300 qytetarë, e këto përkojnë edhe me nisjen e fushatës nga partitë politike.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Ndëshkohen me masë administrative 1316 shtetas që nuk zbatuan masat anticovid, gjatë 48 orëve të fundit. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 48 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 1118 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 194 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Gjithashtu janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 4 shtetas që janë konstatuar duke lëvizur në këmbë pas orës 20:00.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *