10 milionë dollarë është shuma që do përdoret për blerjen e vaksinave kineze anti-Covid Sinovac.
Ato do vijnë në Shqipëri nëpërmjet kompanisë turke ‘Keymen Ilaç Sanayi ve ticaret’.
Ditën e djeshme mbërritën nga Stambolli një sasi prej 192 mijë dozash të vaksinës kineze ndërsa brenda 60 ditësh do mbërrijnë 500 mijë doza me sasinë e përgjithshme që do jetë 1 milion doza.
Kreu i qeverisë tha se se synon që brenda verës së vitit 2022 të vaksinohet e gjithë popullata e vaksinueshme.
Vendimi është botuar në Fletoren Zyrtare.