Vendosni fjalën kyçe....

Rama ia shtron me peshk e karkaleca në Durrës: S’kam ardhur për vota, por për të bërë historinë


Kryeministri Edi Rama është shtruar sot për drekë në Durrës, në një takim me drejtuesit e anijeve të peshkimit.

Ata i kanë vënë para Ramës në tavolinë karkaleca e peshk.

Kryeministri u tha të pranishmëve që nuk kishte shkuar për vota, por për të bërë historinë: “Ore nuk kam ardhur në Durrës për të marrë vota, por për të bërë historinë me ju e me gjithë durrsakët. Si të duan këta, se më kanë pyetur ku do rri. U kam thënë ku më duan më shumë, te njerëzit e nënës ose të babës”.

Në këtë takim i pranishëm dhe ishte biznesmeni Gjergj Luca, i cili u përfshi javën e kaluar në një konflikt fizik me kandidatin për deputet të PD-së në Elbasan, Luçiano Boçin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *