12 humbje jete e 425 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar 24 orët e fundit në vend lidhur me pandeminë Covid-19. Sipas njoftimit zyrtar, në vend janë kryer 3030 analiza së fundmi.
Viktimat janë 4 qytetarë nga Tirana, 2 qyetetarë nga Elbasani, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Durrësi të moshave 64- 83 vjeç.
Në spitalet covid në Tiranë e tre spitalet rajonale po kurohen 320 persona nga të cilët 14 janë në terapi intensive me 6 të intubuar.
Për sa u përet vaksinimeve, ditën e sotme janë bërë 1827 të tilla duke e çuar numrin e përgjithëm të të vaksinuarve në 64.075.