Një marrëveshje bashkëpunimi midis Iranit dhe Kinës që do shtrihet në 25 vitet e ardhshme është nënshkruar në Teheran, teksa të dy vendet janë në shënjestër të sanksioneve amerikane.
Dokumenti historik u nënshkrua gjatë një ceremonie ku morën pjesë Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologu i tij iranian, Mohammad Javad Zarif.
Dokumenti u përshkrua nga pala iraniane si ‘një udhërrëfyes i plotë me klauzola strategjike politike dhe ekonomike që mbulojnë bashkëpunimin tregtar, ekonomik dhe transportues’.
Ministri kinez përshëndeti pavarësinë e Iranit në politikën e jashtme, sipas mediave iraniane, duke thënë se ‘nuk është si disa vende që ndryshojnë pozicionin e tyre me një telefonatë’.
Wang arriti në Iran të premten për një seri takimesh me zyrtarë të lartë iranianë, duke përfshirë presidentin Hassan Rouhani dhe Ali Larijani, ish-kryetari i parlamentit dhe një këshilltar i lartë i Liderit Suprem të Iranit Ali Khamenei.
Vizita shënon 50 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike midis Teheranit dhe Pekinit dhe është pjesë e një turneu më të gjerë në të gjithë Lindjen e Mesme nga diplomati i lartë kinez.
Marrëveshja thuhet se parashikon rritjen e tregtisë dypalëshe mbi 10-fish në 600 miliardë dollarë në vit dhe i premton Iranit investime kineze prej 400 miliardë dollarësh në sektorët e naftës, gazit, petrokimikët, energjinë e rinovueshme dhe infrastrukturën e energjisë bërthamore të kombit të Lindjes së Mesme.