Vendosni fjalën kyçe....

6 muaj hetime, arrestohet ish zyrtari i komunës Shëngjin për tjetërsim pronash


Ish-zyrtari i Komunës Shëngjin është arrestuar nga policia pasi 6 muajsh hetime.

Shtetasi Agustin Gjini 56-vjeç dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të arkivit dhe Protokollit njësinë administrative Shëngjin, ka falsifikuar dokumentet duke tjetërsuar një sipërfaqe toke duke e ndryshuar llojin e pasurisë nga rënë në arë.

Specialistët e Seksionit të Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Lezhë kanë ekzekutuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’ të vendosur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin A. Gj., 56 vjeç, banues në Ishull Lezhë, për veprën penale ‘Falsifikimi i dokumenteve’.

Ky person dyshohet se gjatë ushtrimit të detyrës si përgjegjës i Sektorit të Arkivit dhe Protokollit në Njësinë Administrative Shëngjin ka falsifikuar dokumentet, duke tjetërsuar sipërfaqe toke në bregdetin e Shëngjinit, nga lloji i pasurisë rërë në arë.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie kriminale dhe vënien para përgjegjësisë ligjore personave të tjerë te implikuar”- njofton policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *