Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Gramshi nga bastion i PS-së do jetë ndëshkuesi më i madh


Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ndodhej ditën e sotme në Gramsh në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit.

Bardhi theksoi se Gramshi nga bastion i PS-së do kthehet në ndëshkuesin më të madh.

Më tej kandidati i PD-së në Qarkun e Elbasanit tha se Gramshi është braktisur dhe lënë në harresë në 8 vite.

Jam i sigurt se në këto 8 vite ju keni ndjerë trishtim nga vuajtjet e vështirësitë e prindërve tuaj. Dhe besoj se kjo është arsyeja pse jeni bashkuar për të qenë krah nesh në këtë fushatë e për të qenë po krah nesh edhe pas 25 prillit, për të bërë realitet ndryshimin në Gramsh. Entuziazmi juaj tregon se Gramshi nga bastion i PS do të kthehet në ndëshkuesin e tyre të madh.

Kam vendosur ta kem vetë nën përgjegjësi politike direkte Gramshin, për faktin se gjatë turit dhe takimeve që kam pasur në gjithë qarkun e Elbasanit, kam konstatuar se është qyteti që është lënë më shumë në harresë në këto 8 vite. Dhe arsyeja kryesore është se qeveria juve, të rinjtë dhe prindërit tuaj, ju kam marrë për të mirëqenë, ju ka trajtuar sikur ju ka në xhep dhe se mund të mbushni kutitë e tyre të votave me një të rënë të bilbilit.

Por edhe më parë, dhe sot, unë kam vënë re se ju dhe Gramshi keni një mesazh. Dhe mesazhi është që Gramshi ngre krye, kur mashtrohet nga politika arrogante që mendon vetëm për veten”- u shpreh Bardhi.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *