Vendosni fjalën kyçe....

Duka i kthehet Ramës: Të të rrojë kosherja se bletët të kanë ikur


Kreu i Partisë Agrare Ambiantaliste, Agron Duka, i është përgjigjur kryeministrit Rama i cili e ironozoi mbrëmjen e sotme.

Teksa prezantonte kandidatët e PS-së në Krujë, kreu i qeverisë tha se Duka ka qenë ministër Bujqësie në shekullon e pestë para erës sonë.

Duka është kundërpërgjigjur duke i bërë thirrje të ruajë kosheren pasi bletët i kanë ikur.

“Duka – Ramës!!

Të të rrojë kosherja se bletët të kanë ikur”. Udhëheqësi ynë shekullor ka filluar ndryshon dhe rrjedhën e shekujve. Të njëjtën gjë bëri edhe diktatori i Taxhikistanit disa vite më parë, ndryshoi kalendarin e vendit. Diktatorët janë njësoj kudo, ndaj kanë të njëjtin “Happy End”.

Ndoshta Rama beson se do të jetë udhëheqësi historik i shqiptarëve deri në shekullin e 25 pas erës tonë. Për këtë raste dalldisjeje populli thotë: “T’i rrojë kosherja se bletët i kanë ikur.” – shkruan Duka në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *