Dominion Voting Systems ka ngritur një padi për shpifje ndaj Fox News duke kërkuar 1.6 miliard dollar dëmshpërblim. Kompania e akuzon rrjetin mediatik për nxitjen e pretendimeve ‘të çuditshme’ në lidhje me rolin e saj të pretenduar në manipulimin e zgjedhjeve 2020 në favor të Joe Biden
Firma e makinerive të votimit ngriti padinë e saj të premten në një gjykatë në Delaware, duke kërkuar më shumë se 1 miliard dollarë dëmshpërblim për ato që i quajti akuza ‘të pamatura’ dhe shpifëse për mashtrim që çuan në ‘dëm të madh dhe të pariparueshëm ekonomik’ dhe madje kërcënime me vdekje të punonjësve.
“Fox News, një nga kompanitë më të fuqishme mediatike në Shtetet e Bashkuara, i dha jetë një historie të stisur mbi manipulimin e pretenduar të zgjedhjeve.” – tha kompania në padi.
Dominion tha se gazetarët e Fox News duke përfshirë Tucker Carlson, Maria Bartiromo, Lou Dobbs, Sean Hannity dhe Jeanine Pirro ndihmuan në përhapjen e pretendimeve për mashtrim zgjedhor si dhe paraqitën në rrjet avokatët e ish-presidentit Trump, Sidney Powell e Rudy Giuliani si dhe CEO-n e MyPillow, Mike Lindell.