Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet pas tre ditësh trupi i rojes së sigurisë te “Casa Italia”


Gjendet pas rreth 3 ditësh nga zhdukja trupi i të riut që mbeti i bllokuar në magazinën në flakë pranë Casa Italia-s. 

Trupi i 32-vjeçarit Arjan Sala u gjet rreth orës 3 të mëngjesit në brendësi të magazinës, pranë një dere të kyçur.

Dyshohet se Sala, i cili ishte përgjegjësi i rojeve të sigurisë në objekt është asfiksuar në tentativë për ta hapur.

Aktualisht trupi i pajetë është dërguar në morg për t’iu nënshtruar ekspertizës mjeko-ligjore.

Tek “Casa Italia” si rezultat i kërkimeve intensive, të pandërprera, nga zjarrfikësit dhe shërbimet e Policisë, mëngjesin e sotëm zjarrfiksit bënë të mundur gjetjen e trupit të pajetë që dyshohet se i përket shtetasit Arjan Sala, 32 vjeç, i cili ishte me detyrë punonjës i shërbimit të sigurisë të një kompanie private.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e autoriteteve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *