Vendosni fjalën kyçe....

Kapen armë zjarri, arrestohen dy persona në Vlorë


Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi u janë gjetur edhe sekuestruar armë zjarri pistoletë.

Në vënë është pranga Jetmir Aliaj dhe Sandri Sulaj, poseduesit e armëve të zjarrit.

Si rezultat i kontrolleve në fshatin Peshkëpi, Vlorë, u arrestua në flagrancë shtetasi Sandri Sulaj, 34 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë. 34-vjeçari ishte person me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

Arrestimi i ktij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i kanë gjetur një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Ndërkohë që gjatë mesditës së djeshme si rezultat i këtyre kontrolleve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Jetmir Aliaj, 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili pasi pa shërbimet e policisë hodhi armën e zjarrit dhe tentoi të largohej me vrap por u kap dhe u prangos gjatë ndjekjes nga Policia.

Materialet në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *