Vendosni fjalën kyçe....

Luanesha ngrohet për qejfin e vet mbi çatinë e banesës në periferi të Moskës, fqinjët përplasen me njëri-tjetrin (Video)


Një grindje ka shpërthyer midis fqinjëve në fshatin rus Kozno, pasi një video u bë virale në mediat sociale. Në video tregohet një luaneshë e madhe duke u ngrohur mbi çatinë e një banese lokale.

Në pamjet, që duken më shumë si savanat afrikane sesa një periferi e Moskës, banori në dukje i befasuar i pronës ngjitur pretendon se krijesa ishte arratisur.

Sidoqoftë, pronarja e luaneshës, që u përshkrua si një fshatare me emrin Natalya nga media lokale, i tha faqes Gazeta.ru se ajo kishte një Kopsht Zoologjik.

“Ne kemi një kopsht zoologjik. Ne shpesh bllokojmë rrugën me një kamion që sjell ushqime për kafshët dhe banorët ankohen. Kjo është shtëpia e luaneshës, ajo nuk ka ikur nga askund. Ajo është ulur në territorin e saj. Ne kemi një qendër për të ndihmuar kafshët në situata të vështira. Kjo luaneshë jeton me ne zyrtarisht. Të gjitha dokumentet janë në rregull, këtu nuk ka asnjë krim dhe autoritetet janë njoftuar. Vaksinat, lejet, licencat – ne kemi gjithçka.” – citohet të ketë thënë Natalya.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *