Drejtuesi i fushatës së PD-së, Alfred Rushaj ditën e djeshme ka ndarë historinë e një kryefamiljare në vështirësi ekonomike e cila është braktisur nga autoritetet shtetërore.
Kryefamiljarja tregon në prani të Rushajt se ka 9 fëmijë, 7 prej të cilëve që jetojnë me të dhe që marrin vetëm një pension social të bashkëshortit të saj të ndjerë.
Më tej ajo thotë se merr ushqime me borxhe dhe ndihmohet nga shoqatat ndërsa nga autoritetet i japin 2-3 muaj ndihmë ekonomike dhe më pas ia ndërpresin.
Ndërsa me pensionin social që merr i dihet të paguajë faturën e energjisë elektrike.
Nga ana tjetër Rushaj shkruan se pas 25 prillit do dyfishohet asistenca ekonomike për familjet në nevojë dhe do mbështen fëmijët që kanë humbur njërin prin me strehim dhe ndihmë ekonomike.
“Një kryefamiljare në vështirësi, me të cilën luajnë me dhënien dhe heqjen e ndihmës ekonomike. Qeveria ka detyrë të ndihmojë me politikat e saj qytetarët në vështirësi.
Do të dyfishojmë menjëherë pas 25 prillit asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë.
Angazhohemi që të mbështesim fëmijët që kanë humbur njërin nga prindërit, duke përfshirë strehimin, ndihmën ekonomike, lehtësitë për arsimimin, tekstet shkollore, bursat studentore, pagesat për konviktet apo lehtësirat në transportin urban”-shkruan Rushaj.